Flash

“Atmosfera ishte fantastike”/ Serbëve nuk u del inati me trajnerin e tyre

Lapsi.al 8 June 2025
“Atmosfera ishte fantastike”/ Serbëve nuk u del inati me

Në mediat serbe tashmë ka zemërim me trajnerin e kombëtares së tyre, Dragan Stojkoviç. Shkak është bërë një deklaratë e tij pas ndeshjes së të shtunës në Tiranë kur tha se atmosfera kishte qenë fantastike në stadium.

"Nuk të pëlqeu loja? Epo, asgjë atëherë ndërro trajnerin. Atmosfera në stadium ishte fantastike. I përgëzoj tifozët e Shqipërisë për këtë dhe do të doja që edhe në Serbi të ishte e njëjta gjë...” – tha trajneri pas ndeshjes.

“Kurir” i quan skandaloze këto deklarata. Mediat serbe e kanë bërë dramë edhe ujin që u hodh ndaj lojtarëve në fushë.

“Lojtarët serbë u pështynë, u hodh ujë mbi ta, u qëlluan dhe u goditën. Ndeshja u ndërpre disa herë, prandaj gjyqtari Davide Massa i kërkoi kapitenit të Shqipërisë, Berat Đimšiti, të përpiqej të qetësonte tifozët.

Gjatë gjithë ndeshjes, dëgjoheshin brohoritje për "Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës" (UÇK) dhe themeluesin e saj Adem Jasharin, si dhe sharje të neveritshme ndaj nënave, grave dhe motrave serbe...” – shkruan Kurir. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI