Flash

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Lapsi.al 7 June 2025
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën akuzat për abuzim të stafit të hotelit – çka ai e ka mohuar – dhe më pas është zhvendosur në një klinikë psikiatrike, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Tater është ndaluar në Moskë më 12 gusht 2024, nën akuzën e “huliganizmit” dhe është mbajtur në burg për 15 ditë. Ndalimi i është vazhduar pasi Komiteti rus i Hetimeve, ka nisur të hetojë një akuzë më serioze, atë të përdorimit të dhunës kundër një zyrtari policor.

Më 6 prill, një gjykatë e ka urdhëruar Taterin të zhvendoset nga një qendër ndalimi për trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Sipas medias shtetërore, gjykata ka thënë se ai nuk është penalisht përgjegjës për veprimet e tij, pasi është diagnostikuar me çrregullime mendore.

Sipas TASS-it, Tater është lëshuar prej klinikës psikiatrike më 6 qershor.

Disa burime kanë thënë për agjencinë ruse se klinika nuk ka pasur arsye që të mbajë Taterin dhe e ka liruar për trajtim jospitalor.

TASS ka thënë se Tater nuk është më në Rusi, por që nuk dihet vendndodhja e tij

Ambasada amerikane në Moskë dhe as Departamenti amerikan i Shtetit nuk kanë komentuar për këtë rast.

Më herët, agjencia e lajmeve Reuters e ka cituar një burim të Kremlinit të ketë thënë se Tater ka qenë njëri prej nëntë amerikanë që po mbahen në Rusi, që Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar t’i përfshijnë në këmbim të të burgosurve.

Ky informacion ka ardhur pasi këshilltari i Kremlinit për politikë të Jashtme, Yuri Ushakov ka thënë se këmbimi është diskutuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në bisedën e tyre telefonike të zhvilluar më 20 maj.

Uashingtoni dhe Moska veçse i kanë kryer dy këmbime të të burgosurve, prej kur Trump e ka nisur mandatin në janar.

Në prill, shtetasja ruso-amerikane, Ksenia Karelina, e cila ishte burgosur në Rusi për dhënie donacioni prej 51 dollarësh për një qendër bamirësie ukrainase, por me bazë në SHBA, është liruar në këmbim të Arthur Petrovit, shtetas gjermano-rus, që dyshohet të ketë eksportuar mikroelektronikë sensitive.

Në shkurt, Shtetet e Bashkuara e kanë liruar kriminelin kibernetik rus, Aleksandr Vinnik në këmbim të mësuesit amerikan, Marc Fogel./REL

Të këshilluara

Trump: Elon Musk-ut i ka ikur mendja

Shtëpia e Bardhë dhe përfaqësues të rangjeve të larta të republikanëve po bëjnë përpjekje këtë të premte për një telefonatë mes Donald Trump dhe Elon Musk për u...

18:36

Shefi i NATO: Të përgatitemi për luftë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka bërë të ditur nga Brukseli domosdoshmërinë që vendet e aleancës veri-atlantike të rrisin shpenzimet për mbrojtj...

19:40

Papa Leon dhe Putin bisedojnë në telefon

Kremlini ka konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e një telefonate mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump. Sipas një deklarate t...

20:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI