Flash

Barazim pa gola në 'Air Albania', bie ritmi në pjesën e dytë

Lapsi.al 7 June 2025
Barazim pa gola në 'Air Albania', bie ritmi në pjesën e

Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate kualifikuese të Botërorit 2026.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por kuqezinjtë ishin më agresivë, duke tentuar disa herë drejt portës me Mitajn dhe Laçin. Gjithsesi, shansi më i artë ishte në fundin e pjesës së parë, me Hysajn që fitoi një 11-metërsh, por Rey Manaj u ndal nga Petrovic.

Pjesa e dytë pati një ritëm më të ulët ndërsa Bajrami gjithashtu kishte një rast të mirë për të ndëshkuar serbët në minutën e 72’, por tentativa e tij u pritë nga Petrovic.

Në minutat e fundit, skuadrat tentuan të surprizonin njëra-tjetrën, por nuk kishte më raste të pastra, duke ndarë pikët pas vërshëllimës së fundit të bilbilit nga arbitri. Kështu Shqipëria vijon të qëndrojë në vendin e dytë në renditje me 4 pikë, teksa takimi tjetër do të jetë ai pas tre ditësh kundër Letonisë në transfertë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI