Flash

Baggio rrëfen grabitjen: 6 burra më hynë në shtëpi dhe i vunë djalit armën në gojë

Lapsi.al 5 June 2025
Baggio rrëfen grabitjen: 6 burra më hynë në shtëpi dhe

Zëri i Roberto Baggio fillon të dridhet kur rrëfen ato 45 minuta tmerri. I ftuar në një podcast, “Bishtaleci hyjnor” theu heshtjen për grabitjen që pësoi në vilën e tij në Altavilla Vicentina më 20 qershor 2024, duke zbuluar detaje rrëqethëse të një nate që e ka lënë një njollë përgjithmonë te ai dhe familja e tij.

“Njerëzit që më grabitën në shtëpinë time e dinin kush isha” - fillon Baggio të tregojë me hidhërim. Nuk ishte një grabitje e rastësishme, por një sulm i planifikuar kundër një prej legjendave të futbollit italian. Ishte rreth orës 22:00 të 20 qershorit 2024, gjatë pushimit të ndeshjes Itali - Spanjë në Kampionatin Evropian, kur 6 burra të armatosur hynë me forcë në pronën e kampionit në Veneto, duke e transformuar një mbrëmje të qetë familjare në një makth.

"Ata ishin në shtëpinë tonë për tre të katërtat e një ore. Na rrëmbyen gjithçka" thotë ish-lojtari. Dhuna u shfaq në të gjithë mizorinë e saj: "Ia vunë armën në gojë djalit tim dhe ia drejtuan në kokë që t'u tregonte se ku ishte kasaforta." Një kasafortë që, ironikisht, as nuk ekzistonte.

Pavarësisht disproporcionit numerik, Baggio u përpoq të reagonte: "Nuk kisha frikë sepse nuk i dëgjova të vinin, dola ballë për ballë me njërin prej tyre, instinkti im ishte ta godisja me grusht në fytyrë dhe ta shqelmonja, por ishin 6 prej tyre. Do t'ju lë të imagjinoni se si shkoi". Guximi i fituesit të Topit të Artë të vitit 1993 u përplas me realitetin e ashpër të numrave dhe armëve.

Kërcënimi i grabitësve ishte i qartë dhe tmerrues: "Na kërcënuan, duke thënë se nëse e gjenin, do të na vrisnin", duke iu referuar kasafortës inekzistente që po e kërkonin me dëshpërim. Një vit më vonë, plagët fizike janë shëruar, por ato psikologjike mbeten të hapura.

"Është një episod që të shënon jetën sepse është dhunë që ata të bëjnë ty, gruas tënde dhe fëmijëve të tu me një ligësi që nuk mund ta shpjegosh", - rrëfen Baggio me zërin e tij të thyer nga emocionet. Trauma më e thellë nuk ishte vetë sulmi, por dëshmia e pafuqishme e dhunës ndaj të dashurve të tij: "Problemi është ajo që ndodh më pas, zemërimi që mbetet brenda."

Një zemërim që e çon ish-kampionin në një reflektim të hidhur: "I kuptoj njerëzit që duan të marrin drejtësinë në duart e tyre." Në anën e hetimeve, Baggio zbulon zhgënjimin e tij: "Nuk e di nëse hajdutët u kapën sepse autoritetet nuk po na tregojnë asgjë, siç është e drejtë." Respekti për punën e forcave të policisë nuk e fsheh hidhërimin për një rast që duket se ka kaluar në heshtje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI