Flash

TikTok bllokon hashtagun që çonte adoleshentët drejt dobësimit ekstrem

Lapsi.al 4 June 2025
TikTok bllokon hashtagun që çonte adoleshentët drejt

TikTok vendosi të bllokojë hashtagun #SkinnyTok pas kërkesave të vazhdueshme nga BE. Ndalesa është e vlefshme në të gjithë botën. Nëse kërkoni për hashtagun tani shfaqen sugjerime për të kërkuar ndihmë. Por për të ndaluar këtë përmbajtje toksike që mund të shkaktojë shqetësim psikologjik, bllokimi i një trendi nuk është i mjaftueshëm.

Vajza shumë të dobëta, të cilat me krenari shfaqnin këmbët e tyre skeletore dhe vithet shumë të holla, të cilat propozojnë dieta dhe truke ekstreme për të humbur peshë shpejt. Trendi #SkinnyTok është bërë aq popullor në muajt e fundit sa ngriti shqetësimin e Komisionit Evropian dhe rregullatorit francez të përmbajtjes dixhitale “Arcom”.

Me kërkesën e tyre, TikTok vendosi ta bllokojë hashtagun në të gjithë botën, "pasi është lidhur me përmbajtje të pashëndetshme mbi humbjen e peshës", tha një zëdhënës. Ky veprim është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga platforma në pronësi të ByteDance kineze për të krijuar një mjedis më të sigurt për të miturit.

Megjithatë, bllokimi i #SkinnyTok mbetet një pikë uji në oqean. Pasi sapo hiqet një hashtag, krijohen 1 mijë të tjerë. I tillë është ai i treguar në foton më poshtë, i cili shfrytëzon asonancën e fjalës "waste" (humbje) me fjalën "waist" (bel) për të qenë në gjendje të kamuflojë përmbajtjen. Sërish dalin trupa femrash skeletorë dhe këshilla të pashëndetshme për ushqyerjen.

TikTok blocca l'hashtag #SkinnyTok dopo le richieste dell'Ue: «Contenuti malsani sulla perdita di peso»

Vitet e fundit, TikTok ka ndërmarrë shumë iniciativa për të provuar të ndalojë këtë lloj përmbajtjeje. Një shembull është bllokimi i disa filtrave të bukurisë për ata që kanë një llogari për të mitur nën 18 vjeç, të cilat mund të krijojnë efekte psikologjike "shqetësuese" në perceptimin e pamjes së dikujt. Sfida më komplekse, megjithatë, mbetet ajo e identifikimit të të miturve pasi verifikimi i moshës është me vetëdeklarim, i cili më pas verifikohet përmes sistemeve të inteligjencës artificiale që përpiqen të kuptojnë - bazuar në sjelljen dhe përmbajtjen e publikuar - se kush ka gënjyer për moshën e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Vlorë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e në orët e pasdites në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Sipas informacioneve, nga hetimet paraprake rezult...

20:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI