Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

Lapsi.al 4 June 2025
Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

Ashtu sikurse ndodh rëndom me qëndrimet ambigue të ndërkombëtarëve palët politike në Tiranë e kanë interpretuar në favor të tyre pjesën për zgjedhjet e 11 majit në raportin e hartuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian.

Sali Berisha ka nxituar të thotë se ky raport i votuar me shumicë në komision për ti kaluar më pas seancës plenare vulosi përfundimisht farsën elektorale të cilën PD-ja pretendon. "Mendoj se raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës, si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor, si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, të drejtën e informimit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës" tha ai duke shtuar: "Ky raport denoncoi me qartësinë më të madhe farsën elektorale të 11 Majit 2025 pasi e vërteta është se raporti citon hyrjen e raportit të përbashkët të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian, Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE, në të cilin që në rreshtat e para thuhet se qeveria përdori burime të gjera për të dominuar në zgjedhje. Pra, faktikisht ajo do të thotë se qeveria i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale".

Berisha: Raporti i PE damkos regjimin e Edi Ramës!

Ndonëse delegacioni i PD-së i kryesuar nga Berisha arriti disa sukese duke hapur derën edhe për ngritjen e një komisioni faktmbledhës të këtij komisioni në fillim të vitit të ardhshëm në Shqipëri, ashtu siç pohoi kryetari i tij David McAllister,(ne foto ne mes), situata nuk është aq rozë sa e përshkruan opozita.

Pavarësisht se bëri vërejte për përdorimin e administratës, keqinformimin nga media etj në raport zgjedhjet e 11 majit etiketohen si konkuruese, term që është shum larg të qenit një farsë siç përshkruhet në gjuhën e PD-së.

Raportuesi për Shqipërinë në PE: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Raporti i votuar me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime, i konsideron zgjedhjet parlamentare të majit 2025, si konkurruese, por të zhvilluara në një mjedis shumë të polarizuar, me shqetësime mbi përdorimin e burimeve administrative. Ai u bën thirrje partive politike shqiptare të angazhohen për reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Por, nëse Raporti nuk përligj aspak gjuhën me të cilën e komentoi Berisha ai nuk është pranë as propogandës të qeverisë që thotë me fjalët e saj atë që nuk thonë evropianët: Pra që ky ishte një çertifikim i zgjedhjeve. Nëse opozita e vë theksin tek rezoluatat e partive popullore që i quajnë zgjedhjet e 11 majit farsë, pala e pushtetit ka përzgjedhur një eurodeputet të majtë për ta shitur si refrenin e ditës. Raportuesi Andreas Schieder tha në fjalën e tij se “Shqipëria me të drejtë mund të quhet një ‘kampione’ ndër kandidatët për anëtarësim në BE".

Pikërisht kjo deklaratë që e shmang debatin nga zgjedhjet është përzgjedhur nga mediat dhe eksponentët e qeverisë.

Eurodeputeti Gahler: Në Shqipëri ka struktura kriminale

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla falenderoi raportuesin të PE, Andreas Schieder për etiketimin si "favoriti kryesor’, mes kandidatëve për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Edhe kryeparlamentarja Spiropali e vuri theksin në të njëjtin vend: “Ky raport vlerëson avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit, si vendi pararojë mes vendeve kandidate që ecën me vendosmëri drejt familjes europiane" shkroi ajo.

Siç shihet edhe njëri edhe tjetri i shmangen debatit për zgjedhjet duke hedhur poshte euforinë se PE i çertifikoi ato. Ashtu si Berisha edhe ata mundohen ti imponojnë publikut gjysëm të vërteta.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI