Flash

Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin

Lapsi.al 4 June 2025
Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin
Dakota Johnson dhe Chris Martin kanë vendosur të përfundojnë marrëdhënien e tyre që ka zgjatur pothuajse tetë vjet, me periudha ndarjesh dhe ribashkimesh, sipas disa burimeve për PEOPLE. “Kjo herë ndjehet si fundi i vërtetë,” tha një burim pranë çiftit. Johnson dhe këngëtari i Coldplay u panë për herë të fundit së bashku dy javë më parë në Malibu, ndërsa më parë kishin udhëtuar së bashku në Indi. Në mars 2024 u përfol se çifti ishte fejuar prej vitesh, por nuk kishte nxitim për martesë. Më herët gjatë vitit, përfaqësuesit kishin mohuar thashethemet për ndarje dhe kishin theksuar se çifti ishin  mirë, edhe pse kishin kaluar periudha të vështira. Dakota Johnson ka folur më parë për raportin e saj me dy fëmijët e Martin nga ish-bashkëshortja Gwyneth Paltrow, të cilët i do shumë dhe e konsideron pjesë të familjes. "I dua ata fëmijë sikur jeta ime varet prej tyre,” i tha Johnson revistës Bustle. “Me gjithë zemër.”

Ajo gjithashtu tha se është fanse e madhe e performancave të Martin: “Nuk e di. Më pëlqen ta shoh. Mund ta shoh çdo ditë. Nuk di si ta shpjegoj. Ndihem sikur, nuk e di... po shikoj qënien time të preferuar duke bërë gjënë e tij më të preferuar.”

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Vlorë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e në orët e pasdites në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Sipas informacioneve, nga hetimet paraprake rezult...

20:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI