Flash

Dosja e ARRSH, Evis Berberi dhe 23 të pandehur të tjerë dërgohen për gjykim

Lapsi.al 4 June 2025
Dosja e ARRSH, Evis Berberi dhe 23 të pandehur të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një skemë të korrupsionit, mashtrimit dhe pastrimit të parave të zbuluar në tendera publikë të zhvilluar ndër vite në institucionet shtetërore.

Në qendër të hetimeve ndodhet Evis Berberi, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për shkelje të rënda të ligjit, përfshirë korrupsion pasiv në gjashtë raste, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash në bashkëpunim.

Sipas SPAK, ai rezulton pronar de facto i kompanisë “DAAM” sh.p.k, pronësi që e kishte transferuar fiktivisht te persona të afërt për të shmangur lidhjet me tenderët publikë.

SPAK shpjegon se skema kriminale përfshinte manipulimin e të paktën tetë tenderëve shtetërorë në periudhën 2020–2022 me vlera që shkonin deri në qindra milionë lekë, si:

-Mbikëqyrja e punimeve për tunelin e Llogarasë (196 milionë lekë)

-Projektim i detajuar për kulla karikimi (62 milionë lekë)

-Rruga “Smart City” (82 milionë lekë)

-Studim fizibiliteti dhe supervizime rrugore

Përveç Berberit, mes të pandehurve janë edhe Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, si dhe përfaqësues të kompanive “DAAM” sh.p.k dhe “Net Group” sh.p.k, të dyja të akuzuara për korrupsion aktiv dhe pastrim parash në bashkëpunim.

Procesi tashmë i kalon gjykatës, e cila do të vendosë për përgjegjësitë penale të secilit prej të akuzuarve.

Të këshilluara

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Jessie J ka njoftuar publikisht se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme. Ajo e ndau këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram përmes nj...

14:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI