Flash

Dakota Johnson flet për dështimin e filmit “Madame Web”

Lapsi.al 4 June 2025
Dakota Johnson flet për dështimin e filmit “Madame Web”

Më shumë se një vit pas dështimit në box office të filmit superheroik të vitit 2024, “Madame Web”, Dakota Johnson rikthehet pas për të shpjeguar arsyet pse projekti nuk funksionoi.

Në një intervistë për Los Angeles Times, aktorja 35-vjeçare tha se dështimi i filmit nuk ishte faji i saj. Ajo shpjegoi se shumë vendime krijuese në Hollywood merreshin nga komitete ose nga njerëz që nuk kanë sens krijues, çka e bën të vështirë realizimin e artit apo të diçkaje argëtuese.

“Madame Web” filloi si një projekt i caktuar, por më pas ndryshoi shumë gjatë prodhimit, dhe Dakota thotë se ishte thjesht “pjesë e udhëtimit”. Ajo theksoi se dështimet në filma me buxhete të mëdha janë të zakonshme.

Filmi mori kritika negative dhe fitoi çmimet Razzie për filmin, skenarin dhe aktrimin më të keq, por Dakota nuk duket e shqetësuar për këtë. Ajo tha se nuk ka frikë të provojë sërish, edhe në projekte më të vogla, dhe që nuk e merr shumë seriozisht dështimet.

Aktualisht, Dakota është e fokusuar në filmin e ri Materialists, një komedi romantike ku luan rolin e një organizuese martesash në Nju Jork, e cila ndodhet mes dy dashurive të saj, me aktorët Chris Evans dhe Pedro Pascal.

Dakota tha se i pëlqen shumë komeditë romantike që kanë shpirt dhe të cilave mund t’i lidhet me personazhet, gjë që ndonjëherë i ka munguar në ofertat e mëparshme.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI