Flash

Berisha në Bruksel: Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e Ramës

Lapsi.al 4 June 2025
Berisha në Bruksel: Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Brukseli për raportin e Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Shqipëri më 11 maj.

Berisha tha se raporti që u miratua në Komisionin e Jashtëm të PE, damkosi qeverisjen e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas tij nuk respektojnë shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.  Më tej, Berisha u shpreh se ky raport denoncoi atë që ai e quan "farsën elektorale të 11 majit". Kryedemokrati raporti nuk tregoi emra konkretë të socialistëve, por denoncoi aferat e tyre.

"Raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës, si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor, si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, të drejtën e informimit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës. Në raport damkoset regjimi i Edi Ramës si një regjim në të cilin ndërhyhet politikisht fuqishëm në sistemin e drejtësisë. U shpreh shqetësimi i madh për stokun e madh të dosjeve, çka nënkupton mungesë procesi ligjor të drejtë për qytetarët shqiptarë.

Ky raport denoncoi me qartësinë më të madhe farsën elektorale të 11 Majit 2025 pasi e vërteta është se raporti citon hyrjen e raportit të përbashkët të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian, Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE, në të cilin që në rreshtat e para thuhet se qeveria përdori burime të gjera për të dominuar në zgjedhje. Pra, faktikisht ajo do të thotë se qeveria, se shteti ligjor i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale.

Raporti gjithashtu denoncon Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, jo më emra, por i denoncon në aferën e tyre. Denoncon parlamentin për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht për Xhaçkën dhe Vullnet Sinën. Raporti e merr këtë si një shprehje të asgjësimit të shtetit ligjor dhe përqendrimit të të gjitha pushteteve në një dorë.

Raporti indirekte dënon ligjin e investimeve strategjike, pra ministret dhe ministrat që kanë përfituar nga ky ligj për të plaçkitur pronat e shqiptarëve. Raporti mbështet fuqishëm kërkesat e pronarëve shqiptarë. Ky raport në të vërtetë me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë Edi Rama, sot mund të themi se kjo ishte Vaterloja.", tha Berisha.

Të këshilluara

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Jessie J ka njoftuar publikisht se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme. Ajo e ndau këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram përmes nj...

14:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI