Flash

Ish-ministrja e Arsimit të Shqipërisë shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

Lapsi.al 3 June 2025
Ish-ministrja e Arsimit të Shqipërisë shpall kandidaturën

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpallur kandidaturën për kryetare të komunës së Prishtinës. Përmes një videoje të postuar në Facebook, Shahini ka njoftuar vendimin për të kandiduar në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë në Kosovë. Ajo shprehet se Prishtinës i duhet një ndryshim radikal, ndaj do të garojë në zgjedhjet lokale.

"Para 4 viteve jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fort, që e ka një potencial të jashtëzakonshëm, i cili ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. Është një qytet që është kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër dhe jo shumë miqësor për fëmijët.

Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahjen e zhvillimit. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, ndaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të Komunës në zgjedhjet lokale 2025. Ju ftoj të më bashkangjiteni të gjithë ju që i ndani shqetësimet e mia për qytetin dhe që keni sado pak energji që të përfshiheni në përpjekjen tonë të përbashkët për ndryshim, - thotë Shahini.

Besa Shahini ka qenë Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri që prej 28 Dhjetorit 2018, ku zëvendësoi Lindita Nikollën, deri në shtator 2020 kur u pasua nga Evis Kushi. Më pas ajo ka qenë një analiste e pavarur e politikave për arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë dhe në Shqipëri. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI