Flash

Ana de Armas flet për eksperiencën me Keanu Reeves në xhirime

Lapsi.al 3 June 2025
Ana de Armas flet për eksperiencën me Keanu Reeves në xhirime

Ana de Armas luan përkrah Keanu Reeves në filmin më të ri aksion "Ballerina", i cili do të shfaqet në kinema të premten, më 6 qershor. Ky prodhim është një nga më të shumëpriturit e vitit, veçanërisht nga fansat e universi "John Wick", pasi bëhet fjalë për një spin-off që zhvillohet mes kapitullit të tretë dhe të katërt të sagës.

Gjatë promovimit të filmit, Ana dha një intervistë për revistën Women's Wear ku u shpreh se bashkëpunimi me Keanu-n ishte një nga përvojat më emocionuese të karrierës së saj.

"Dita që takova Keanu-n, ai sapo kishte përfunduar xhirimet e filmit të parë ‘John Wick’ dhe na tregonte për të gjatë drekës. Ishte çmenduri sepse unë jam rritur duke parë filmat e tij si 'Speed', 'Matrix' dhe shumë të tjerë. Dhe tani nuk më besohej që po punoja me të," – rrëfeu Ana, duke shprehur entuziazmin për këtë bashkëpunim.

Më tej, ajo shtoi:

"Edhe tani që jam pjesë e diçkaje që ka kaq shumë rëndësi për të, në të cilën ai ka investuar kaq shumë… Të isha pjesë e këtij filmi, ndjehej sikur më kishte dhënë bekimin e tij, apo sikur po më dorëzonte stafetën."

Në fund, aktorja tregoi për përditshmërinë në xhirime me Keanu-n:

"Ai është i pamëshirshëm. Është si unë – perfeksionist. Duam t’i përsërisim skenat vazhdimisht, kurrë nuk është mjaftueshëm. Është e vështirë të thuash ‘cut’ kur po xhirojmë," – zbuloi ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI