Flash

Urimi i SHBA për zgjedhjet/ Lubonja: Populli shqiptar s’kishte asgjë për t’u uruar!

Lapsi.al 2 June 2025
Urimi i SHBA për zgjedhjet/ Lubonja: Populli shqiptar s’kishte

Publicisti Fatos Lubonja gjatë një analize në News24 ka komentuar urimin që ambasada e SHBA në Tiranë shpërndau pas zgjedhjeve të 11 Majit, ku uroi popullin shqiptar, pa e përmendur në asnjë moment emrin e Edi Ramës. Sipas Lubonjës, populli shqiptar nuk kishte asgjë për t’u uruar sepse është katandisur në një popull që e hedh votën nën presionin e administratës, të krimit dhe të narko-shtetit.

“Unë nuk dua të jetoj si një nënshtetas i një vasalllëku. Dua të jem me dinjitet të barabartë dhe nuk më duket se ëstë për t’u uruar populli shqiptar në këtë aspekt, pra ata kanë uruar popullin shqiptar, sepse populli shqiptar duhet të mbledhë mendjen të clirohet nga regjimi, jo të urohet. Një popull që është katandisur të shesë votën, siç thoshte OSBE-ODHIR, të jetojë nën presion të administratës, mediat etj etj, një popull që jeton në këtë situatë, ku unë do të shtoja edhe krimin e organizuar, narko-shtetin, nuk është për t’u uruar se bëri zgjedhje” u shpreh Lubonja.

Por ndërsa analizon situatën dhe pavarësisht se refuzon idenë e një shteti vasal, Lubonja thotë se e vetmja zgjidhje që ka mbetur është ajo që, “Porta e Lartë” (term me të cilin i referohet SHBA, në një paralelizim me perandorinë osmane) të ndryshojë drejtuesin e vendit “vasal”

“Dalja më e shëndetshme do të ishte të ndryshonte njeriu, punohej për tjetër lloj njeriu, pork y regjim nuk do njerëz që mendojnë. Pra kur them të ndryshojë njeriu, them të ndryshojë mendimi, të mos jetë më vetëm tek paraja, por edhe tek vlera të tjera shpirtërore, për lirinë, për demokracinë. Me një tjetër njeri, ndryshon votuesi, gjithçka, liderët. Por kjo do kulturë. Kjo do shkollim. Për fat të keq, gjendja e arsimit është e mjeruar, njeriu që mendon po pakësohet, nuk po shtohet. Po ikën. Atëherë një shpëtim afatshkurtër që shpresohet është të na shpëtojë perandoria, mbretëria, porta. Ta ndërrojë vasalin porta. Se kurbën shumë zullume, e ndërron porta. Mbreti nxjerr një vasal tjetër. Kështu është historia e Ali Pashës dhe Karamahmut Pashë Bushatllinjve. Kshu kanë qenë këta që bënin zullume sa mundnin, perandoria i lejonte por kur bënte shumë, ndërhynte për t’i hequr dhe për t’i ndërruar. Ky është një version. Jo me zgjedhje” u shpreh Lubonja.

Të këshilluara

Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs

Cardi B ka bërë publike lidhjen e saj me Stefon Diggs, në Instagram disa ditë pas akuzave ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset. Në një postim të shpërndarë ...

14:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI