Flash

Rriten investimet direkte dhe remitancat në Kosovë

Lapsi.al 2 June 2025
Rriten investimet direkte dhe remitancat në Kosovë

Remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke shënuar rritje të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2025. Po ashtu edhe Investimet direkte gjatë muaj të parë të këtij viti kanë shënuar rritje të dukshme.

Banka Qendrore e Kosovës, para disa ditësh ka publikuar të dhënat nga Bilanci i Pagesave për katër muajt e parë të këtij viti. Sipas këtyre të dhënave, remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e vendit, duke shënuar rritje të qëndrueshme edhe gjatë muajve të parë të 2025-tës.

Deri në fund të marsit të këtij viti, vlera e përgjithshme e remitancave arriti në 291.27 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 3.65 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Remitancat për muajin prill 2025 kapën shumën 111.66 milionë euro, duke e çuar totalin e katërmujorit të parë në 402.93 milionë euro.

“Remitancat – përbëjnë kategorinë kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore. Deri në fund të marsit 2025, vlera e tyre arriti në 291.27 milionë euro, duke shënuar rritje prej 3.65% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për muajin prill 2025 ishin 111.66 milion euro, duke e çuar vlerën e përgjithshme për katër muajt e parë të vitit 2025 në 402.93 milionë euro. Edhe gjatë muajit prill, pjesa më e madhe e remitancave është pranuar përmes IFJB-së (55.47%), pasuar nga bankat komerciale (15.79%) dhe kanalet tjera (28.74%)”, thuhet në raportin e BQK.

Po ashtu, Banka Qendrore e Kosovës ka treguar se gjatë muajve të parë të këtij viti një rritje të ndjeshme e kanë pasur edhe investimet direkte.

“Investimet Direkte në Kosovë – gjatë kësaj periudhe, arritën vlerën 223.88 milionë euro, që paraqet rritje prej 4.06% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar. Ndërkaq, investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 73.15 milionë euro, duke përfaqësuar rritje prej 96.29% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”.

Bilanc pozitiv sipas BQK ka pasur edhe tek të ardhurat parësore dhe tek ardhurat dytësore.

“Të ardhurat parësore – në tremujorin e parë 2025 shënuan bilanc pozitiv prej 81.33 milionë euro, krahasuar me 25.38 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, duke reflektuar një rritje prej 220.48%. Të ardhurat dytësore – mbeten kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Gjatë kësaj periudhe, kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 458.88 milionë euro, që paraqet rritje prej 5.09% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI