Flash

Offset reagon ndaj romancës së re të Cardi B

Lapsi.al 2 June 2025
Offset reagon ndaj romancës së re të Cardi B

Drama mes Cardi B dhe ish-bashkëshortit të saj, Offset, ka marrë një kthesë të re, pasi reperja konfirmoi lidhjen me yllin e NFL, Stefon Diggs, përmes një videoje provokuese në Instagram.

Videoja, ku ajo shihet duke kërcyer për Diggs, shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale – dhe duket se Offset nuk e kaloi pa komentuar.

Offset, 33 vjeç, reagoi me një postim të fshirë më pas në platformën X (ish-Twitter), ku shkruante: “promovim dhe PR i mirë”, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është më shumë për show se për dashuri të vërtetë. Ai gjithashtu postoi një video ku një burrë hedh topin e basketbollit jashtë fushe – një simbolikë që shumë fansa e interpretuan si një goditje indirekte ndaj lidhjes së re të ish-gruas së tij.

Stefon Diggs, 31 vjeç, duket se iu përgjigj me një foto bardhë e zi në Instagram Story ku ai shihet duke kapur një top futbolli, çka u interpretua nga fansat si një mesazh: “Unë e kapa atë”.

Kjo dramë vjen ndërkohë që Cardi dhe Offset janë ende në proces divorci. Ata janë prindër të tre fëmijëve: Kulture (6 vjeç), Wave (3 vjeç) dhe Blossom, e lindur në shtator 2024. Në postime të fundit, Cardi e ka akuzuar Offset se nuk ka qenë prezent në jetën e fëmijëve.

Cardi dhe Diggs janë parë bashkë që nga tetori i vitit të kaluar, por vetëm kohët e fundit kanë dalë publikisht me lidhjen e tyre përmes paraqitjeve në evente, dalje romantike dhe festa luksoze.

 

Të këshilluara

Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs

Cardi B ka bërë publike lidhjen e saj me Stefon Diggs, në Instagram disa ditë pas akuzave ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset. Në një postim të shpërndarë ...

14:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI