Flash

Lubonja kritikon mefshtësinë e partive të reja për zgjedhjet

Lapsi.al 2 June 2025
Lubonja kritikon mefshtësinë e partive të reja për zgjedhjet

Ndërkohë që farsën zgjedhore po e denoncon vetëm PD-ja, ndërsa partitë si "Mundësia", "Shqipëria bëhet" apo lëvizja Bashkë, të cilët arritën të futen në parlament, nuk po kritikojnë me të njëjtën gjatësi vale, publicisti Fatos Lubonja ka qenë kritik me këto të fundit.

"Unë prisja që partitë e vogla të ishin më radikale se opozita e sistemit", tha ai gjatë një intervistë në News 24, duke përmendur mefshtësinë me të cilën ato po sillen ndaj deputetëve që zgjodhi krimi, ndaj përdorimit të të dhënave personale nga patronazhistët, ndaj përdorimit të administratës shtetërore dhe kapjes së sistemit mediatik.

Andi Bushati: Nuk u vodh vetëm Berisha, por dhe Shehaj Qori e Lapaj

"Ata duhet të kenë një shpjegim se pse nuk arritën objektivat e shpallura, Lapaj që thoshte se do merrte 13 deputetë apo Shehaj që pretendonte 6-7 të tillë. A nuk u besuan nga shqiptarët apo thjeshtë garuan në kushte thellësisht të pabarabarta?", pyeti ai.

Në fakt, që pas 11 Majit të tre partitë e reja që hynë në parlament, kanë artikuluar aty këtu kritika për atë që ndodhi në zgjedhje, por asnjëra prej tyre nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë nëse ishte kjo një garë e pranueshme apo jo.

Ndoshta të kompleksuara se mos barabiten me PD-në e Berishës, apo duke mos dashur të zbehin suksesin historik të futjes së tre partive të reja në parlament, ato po mbajnë një qëndrim hermafrodit për garën e fundit elekorale.

©lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs

Cardi B ka bërë publike lidhjen e saj me Stefon Diggs, në Instagram disa ditë pas akuzave ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset. Në një postim të shpërndarë ...

14:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI