Flash

Eiza González flet për lidhjen e Timothée Chalamet me Kylie Jenne

Lapsi.al 2 June 2025
Eiza González flet për lidhjen e Timothée Chalamet me Kylie

Aktorja meksikane Eiza González ka vetëm fjalë të mira për ish-të dashurin e saj, Timothée Chalamet, dhe lidhjen e tij me Kylie Jenner.

Në një episod të ri të emisionit "Cheap Shots" nga Cosmopolitan, ajo u pyet përse pëlqeu një foto të çiftit në rrjete sociale – e cila duket se ishte realizuar gjatë Çmimeve David Di Donatello në fillim të majit.

“Duken kaq të këndshëm bashkë,” u shpreh González. “Duken të dashuruar dhe shumë të ëmbël. Jam e fiksuar pas tyre, dhe e dua Timmy-n.”

Eiza, e cila u përfol për një romancë me aktorin 29-vjeçar në vitin 2020, shtoi se Chalamet është “djali më i talentuar dhe më i ëmbël që njoh” dhe theksoi se është krenare për suksesin e tij në karrierë. “Jemi vetëm miq të mirë. Kam vetëm fjalë të mrekullueshme për të.”

Dyshja u fotografuan për herë të parë në qershor 2020 gjatë një pushimi në Cabo San Lucas, Meksikë. Një burim për People asokohe konfirmoi se kishin udhëtuar me miq dhe “dukeshin të lumtur së bashku”, por u ndanë brenda pak muajsh.

Ndërkohë, lidhja e Chalamet me miliarderen e “Kylie Cosmetics”, Kylie Jenner, 27 vjeç, është kthyer në një nga romancat më të përfolura të Hollywood-it. Çifti u lidh për herë të parë në prill 2023 dhe u fotografuan duke u puthur gjatë koncertit të Beyoncé në shtator të po atij viti.

Debutimi i tyre në tapetin e kuq ndodhi në muajin maj, gjatë Çmimeve të 70-ta David Di Donatello, pas një sërë paraqitjesh të tjera publike, duke përfshirë festivalin Coachella dhe ndeshjet e NBA.

 

Të këshilluara

Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs

Cardi B ka bërë publike lidhjen e saj me Stefon Diggs, në Instagram disa ditë pas akuzave ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset. Në një postim të shpërndarë ...

14:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI