Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Gjakmarrja që s’ndalet prej tre dekadash: Pjetër Kaza, viktima e radhës në Lezhë

Lapsi.al 1 June 2025
Gjakmarrja që s’ndalet prej tre dekadash: Pjetër Kaza, viktima e

Qetësia e fshatit Tale në Lezhë u prish që në orët e para të mëngjesit këtë të dielë, kur një jetë tjetër u këput në mes nga një traditë gjakësore, ajo e gjakmarrjes, që duket se nuk njeh kohë, ligj apo shtet. I vrari është Pjetër Kaza, 57 vjeç.

Ai u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, në oborrin e shtëpisë, kur sapo ishte kthyer nga turni i natës në minierën e Spaçit. Ishte bashkëshortja ajo që e gjeti trupin, i cili sipas të dhënave të para nga policia, është qëlluar me armë zjarri me silenciator në një atentat të planifikuar me saktësi, për të mos bërë zhurmë e për të mos lënë gjurmë.

Autorët, të përfituar nga errësira, i kishin zënë pritë viktimës në hyrje të shtëpisë. Vrasja e Pjetër Kazës, ndonëse ende nën hetim, duket se nuk është një ngjarje e izoluar. Banorët e zonës përreth kanë qenë në dijeni të një zinxhiri gjakmarrjeje që vijon prej më shumë se 30 vitesh, një plagë që nuk ka mundur ta shërojë as drejtësia dhe as zhvillimi ekonomik që ka ardhur me kohën.

Zanafilla e konfliktit që ka përpirë jetën e njerëzve nga një familje tek tjetra ka nisur 31 vite më parë, në vitin 1994, kur në qendër të Rrëshenit u vra Ndue Kaza, ish-shef i krimeve në qytet. Autorët e dyshuar të vrasjes ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën menjëherë pas krimit.

Tre vite më vonë, më 1997, Martin Kaza, vëllai i Ndues, mori hak: ai ekzekutoi vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit. U arrestua, u dënua me 22 vite burg dhe u ekstradua nga Britania në Shqipëri në fund të vitit 2017.

Por gjaku kërkon gjak, dhe cikli i hakmarrjes nuk ndaloi këtu. Në prill të vitit 2024, në një lokal shqiptarësh në Bruksel, u vra Agustin Kaza, një tjetër vëlla i familjes. Ai u qëllua disa herë në kokë dhe kraharor. Në mediat belge atëherë u publikuan pamjet e ekzekutimit, kur duket një person që e qëllon Agustin Kazën me një plumb në kokë dhe dy plumba në kraharor.

Tani, një vit më vonë, Pjetër Kaza bëhet viktima e tretë e këtij konflikti, një emër tjetër në listën e gjakut të derdhur sipas një kodi tribal, që mbijeton aty ku mungon drejtësia dhe shteti ligjor.

Vrasja tregon se gjakmarrja mbetet një realitet i përditshëm për shumë familje në Shqipëri, pavarësisht se me kalimin e viteve është folur shumë për reforma, për rend apo për integrim të vendit drejt strukturave perëndimore, nërkohë që ligji i Kanunit në shumë krahina të vendit, funksionon paralelisht me institucionet shtetërore./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI