Flash

Shefja e UNMIK-ut viziton Mitrovicën

Lapsi.al 31 May 2025
Shefja e UNMIK-ut viziton Mitrovicën

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, vizitoi dje Mitrovicën, ku u takua me drejtues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ziadeh vizitoi administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, kryetarin e Kryqit të Kuq, drejtues shkollash, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të grave.

Në takime u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike, sigurisë dhe ekonomike në rajon. Bashkëbiseduesit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ndikimin e këtyre zhvillimeve në jetën e përditshme dhe mirëqenien e komunitetit lokal, raporton KosovaPress.

Ziadeh rikonfirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim. /KosovaPress/

Të këshilluara

Krimet zgjedhore, SPAK: Hetojmë 41 raste

Në përgjigjen zyrtare drejtuar ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për ...

13:50

Lukovë, merr zjarr makina me turistë

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Big të Harcalës, në Lukovë. Më të po udhëtonin turistë të huaj, ndërsa raport...

12:51

Zbardhet plagosja në Durrës, si nisi sherri

Është zbardhur nga policia e Durrësit plagosja e natës së kaluar në Fllakë. Një konflikt i të plagosurit me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja ka sjellë ...

11:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI