Flash

Rrëzohet kërkesa e 4 demokratëve për rinumërim votash/ PD e PS bashkojnë votat në KAS

Lapsi.al 30 May 2025
Rrëzohet kërkesa e 4 demokratëve për rinumërim votash/

Komisioni për Ankesa dhe Sanksione i KQZ-së rrëzoi sot kërkesat e bëra nga 4 kandidatë të Partisë Demokratike në Tiranë dhe në durrës për rinumërimin e votave preferenciale. Me 4 vota kundër dhe 1 pro anëtarët e KAS rrëzuan kërkesat e bëra nga Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana.

Sipas KAS kërkesa për rinumërim nuk duhej të bëhej nga kandidatët, por nga forca e tyre politike. Vetëm Ilir Rusmali votoi “pro” kërkesës së kandidatëve. Kundër tyre votuan përfaqësuesit e PS në këtë komision, Koli Bele dhe Elvin Lako, por edhe përfaqësuesit e vetë PD-së, Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Edhe këta të fundit argumentuan se sipas Kodit Zgjedhor ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati. Sipas tyre, këtë qëndrim kanë mbajtur edhe në zgjedhjet e kaluara.

Në një prononcim për mediat mjeku Ilir Alimehmeti tha se “de facto” KAS nuk u morr me kërkesat tona, përmbajtjen e provave, por u morën me një artificë të pakuptimtë që është “subjekti duhet të kërkojë rinumërim”, ndërkohë që kryetari i PD është shprehur pro” - tha Alimehmeti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI