Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i ankesave për 11 Majin

Lapsi.al 30 May 2025
PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i ankesave

Partia Demokratike do të kërkojë përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i të gjitha kërkesave që ka bërë PD në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit në qarqet e vendit.

Sipas PD-së, Rusmali, ka konflikt interesi dhe nuk garanton paanshmwrinw e procesit, ka votuar pak ditë më parë për të mos i dhënë PD-së procesverbalet e qendrave të votimit për Kukësin dhe ka përsëritur sjelljet e një njeriu pa etikë.

Në seancën e mesditës së sotme, ku po shqyrtohej ankesa e PD-së për shpalljen e pavlefshme të votimit në qarkun e Dibrës, gjithashtu Ilir Rusmali ka ofenduar përfaqësuesin ligjor të PD-së, Marash Logu. Shkak u bë një mosmarrëveshje për procedurën e hapjes së kutive me përfaqësuesin e PD, Logu.

Gjatë debatit, Rusmali është shprehur: “Ti je djalë i ri dhe gabon vazhdimisht. Ishte e qartë kërkesa ime. Fodullin mos e bëj në institucion.”

Ndërsa Marash Logu, menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar duke kërkuar procedurialisht përjashtimin e Rusmalit nga shqyrtimi i të gjitha kërkesave të PD-së në KAS:

“Kërkoj procedurialisht që Rusmali të përjashtohet nga shqyrtimi i të gjithë kërkesave që ka bërë PD se nuk garanton paanshmëri në këtë proces. Ka dhe konflikt interesi. Në këtë moment t’i ndërpritet fjala e të mos përfshihet në procedurë. Këto fjalë ‘fodullëk’ t’i mbajë për vete, e kërko falje e ruaj etikën.”

Kërkesa për përjashtimin e Ilir Rusmalit pritet të dorëzohet zyrtarisht pranë KAS në orët në vijim.

Ndërkohë, Partia Demokratike kundërshtoi sot tabelat përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve për qarkun Dibër, duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara më 11 maj.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, paraqiti në KAS prova dhe fakte që sipas tij dëshmojnë se “shteti u shkri në një me partinë” dhe se “administrata dhe resurset shtetërore u përdorën për të blerë zgjedhjet në këtë qark”.

PD kërkon gjithashtu të administrohen të dhënat e kryqëzuara nga pajisja PAY dhe të dhënat nga DHL për shpërndarjen e votës së diasporës.

Të këshilluara

Aksident në aksin Lin- Pogradec

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec. Një automjet ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me trafikndarësen. ...

18:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI