Flash

Edi Rama ikën në Gjermani për finalen e Champions League (FOTO&VIDEO)

Lapsi.al 30 May 2025
Edi Rama ikën në Gjermani për finalen e Champions League

Nëse në mendjen tuaj, e konceptoni Edi Ramën si një kryeministër të cilit i bie bretku në punë, duke menduar sa për GDP, sa për taksat e sa për luftën kundër korrupsionit, e keni gabim. Një imazh më i vërtetë është ai që na ka sjellë një influencer i njohur në moshat e reja, Speed, ose ndryshe Shpejtimi, i cili këtë të premte ishte në Gjermani për të parë nga afër seancat stërvitore të dy skuadrave finaliste të Champions League.

Ndërsa po realizonte transmetimin live në Youtube, pranë Speed është afruar djali i kryeministrit Zaho Rama, që i kërkon një fotograf, ndërsa një vajzë që e shoqëron atë i shpjegon influencerit se ai është djali i Edi Ramës, të cilin ai mund ta takonte.

Kjo ftesë ka nxjerrë zbuluar kryeministrin Edi Rama, që shumëkush mendon se është në zyrë duke punuar, ndërkohë që ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur stërvitjen e lojtarëve Inter dhe PSG një ditë para finales së madhe bashkë me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

[caption id="attachment_1005027" align="alignnone" width="1842"] Screenshot[/caption]

Kamera e transmetimit  e ndjek Speed deri në tribunën VIP të stadiumit, aty ku gjen Edi Ramën që ishte shtruar në muhabet me Dukën. Video më poshtë:

https://youtu.be/DHyGz0zILe0?t=10992

Nga filmimet mund të shihni se Rama vihet në siklet për vizitën e papritur dhe me të drejtë. Çdo kryeministër do të donte që populli të mendojë sikur ai e shtron kurrizin në punë për të hapur kapitujt e integrimit, për të na ulur çmimet, për të na siguruar më shumë rend dhe siguri, për të mbajtur nën presion vartësit që të mos hanë mollë e dardha pas shpine. Por në vend se të punojë, duket se ky e ka mendjen të bëjë sehir nëpër shkallët e stadiumeve ndeshjet e Champions League.

[caption id="attachment_1005033" align="alignnone" width="1842"] Screenshot[/caption]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI