Flash

Detaje të reja nga atentati në Durrës/ 36-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje

Lapsi.al 30 May 2025
Detaje të reja nga atentati në Durrës/ 36-vjeçari u

Kanë dalë detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Fllakës në Durrës. Një i ri është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa po lëvizte me makinë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Arbër Goreja, i cili ka mbetur i plagosur nga sulmi i kryer. Edhe autorët ishin duke lëvizur me makinë. Pavarësisht plagës së marrë, Goreja ka arritur të shkojë vetë deri në spital për të kërkuar ndihmë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku pati një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të plagëve të marra. 

“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI