Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Berisha: Brenda 15 qershorit publikohet raporti për farsën elektorale

Lapsi.al 30 May 2025
Berisha: Brenda 15 qershorit publikohet raporti për farsën elektorale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se brenda datës 15 Qershor do të bëjnë publik raportin sa i takon zgjedhjeve të 11 Majit.

Ky raport, që sipas Berishës do nxjerrë në pah “farsën elektorale” të zhvilluar nga Partia Socialiste, do të drejtohet tek të gjitha kancelaritë e vëndeve anëtare të OSBE-së, BE-së, si dhe Këshillit të Evropës.

Berisha paralajmëroi se nuk do të ndalet së denoncuari këtë që ai e cilëson si një proces tërësisht të manipuluar, me qëllim ndërgjegjësimin e çdo qytetari për realitetin e vërtetë të 11 Majit.

“Raporti përfundimtar do bëjmë çdo gjë që të jetë gati nga data 10 qershor, por ndërkohë, ne si dokumente i nisim që të gjitha në misionin e ODIHR dhe misione të tjera vëzhguese. Ku do shkojë raporti përfundimtar? Raporti përfundimtar do shkojë në të gjitha kancelaritë e vendeve anëtare të OSBE-së, BE-së dhe Këshillit të Europës. Raporti përfundimtar do të shkojë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, konventat e të cilave janë dhunuar në këto zgjedhje. Raporti përfundimtar do të shkojë në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të OSBE, BE dhe KiE. Pra, këto janë destinacionet e raportit përfundimtar, por për të mbajtur nonstop të informuar, ne kemi operuar me raportin paraprak, tani kemi përgatitur raportin e ndërmjetëm dhe raportin përfundimtar do përpiqemi ta përgatisim midis datës 10 dhe 15 qershor me çdo kusht”, tha Berisha.

Të këshilluara

Aksident në aksin Lin- Pogradec

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec. Një automjet ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me trafikndarësen. ...

18:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI