Flash

Bardhi letër Begajt: Rusmali është këshilltari juaj, ndalni përfshirjen në zgjedhje

Lapsi.al 30 May 2025
Bardhi letër Begajt: Rusmali është këshilltari juaj, ndalni

Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj, që të mos ndërhyjë përmes Kabinetit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Duke ju referuar rastit të anëtarit të KAS, Ilirjan Rusmali, që rezulton njëkohësisht të jetë edhe Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës, Bardhi sqaron se angazhimi i Kabinetit të Presidentit në procesin e administrimit të zgjedhjeve nënkupton që Institucioni i Presidentit të Republikës po cënon rëndë parimin e neutralitetit dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.

Letra e plotë që Grupi Parlamentar i PD i ka dërguar Presidentit të Republikës:

I nderuar z. President i Republikës,

Me shumë shqetësim dhe në shkelje flagrante të parimit të neutralitetit politik të Institucionit të Presidentit të Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me faktin e përfshirjes së Kabitetit tuaj në procesin elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti i Republikës dhe Institucioni i Presidentit të Republikës është organ kushtetutes i pavarur, pa asnjë rol në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Mirëpo në kundërshtim me këtë përgjegjësi Tuajën dhe të Institucionit të Presidentit të Republikës, rezulton e provuar përfshirja në procesin e administrimit të zgjedhjeve përmes Këshilltarit tuaj Ligjor z. Ilirjan Rusmali, në rolin e anëtarit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Për vetë rolin dhe përgjegjësinë që ka KAS në procesin e zgjedhjeve, mënyrës ligjore të zgjedhjes së anëtarëve të tij , si dhe procesit kushtetues të zgjedhjes së Presidentit të Republikës apo përgjegjësive të mëvonshme kushtetuese të Presidentit të Republikës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, angazhimi i Kabinetit tuaj në procesin e administrimit të zgjedhjeve në fazë të mëhershme, është një ndërhyrje flagrante antikushtetuese e Institucionit të Presidentit të Republikës në zgjedhje.

Kjo ndërhyrje e Juaja apo Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor bie ndesh me nenin 86 të Kushtetutës, ku theksohet se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Përmes angazhimit të Kabinetit tuaj në procesin e administrimit të zgjedhjeve Institucioni i Presidentit të Republikës po cënon rëndë parimin e përfaqësimit të unitetit të popullit.

Ndërhyrja juaj në procesin zgjedhor, përmes Kabinetit tuaj, minon figurën e Presidentit të Republikës dhe e bën atë palë të certifikimit të një farse të plotë elektorale, sic provoi edhe Raporti Paraprak i Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, ku theksohet shkrirja e shtetit me partinë në pushtet. Është e papranueshme që shkrirja e shtetit me partinë në pushtet të shtrihet deri tek figura e Presidentit të Republikës apo Institucioni i Presidentit të Republikës. Kjo dëmton në mënyrë të pakthyeshme rolin dhe përgjegjësinë tuaj si Kryetar i Shtetit, si institucion kushtetues mbi palët politike apo si unifikuesin e popullit.

Nëse Institucioni i Presidentit të Republikës në kundërshtim me Kushtetutën ka vendosur përfshirjen aktive në procesin zgjedhor apo të shkrihet me partinë në pushtet, ky akt përbën një atentat ndaj demokracisë dhe vetë Kushtetutës, ku theksohet se “Qeverisja bazhohet në një sistem zgjedhjesh të lira dhe të barabarta”. Nëse partia në pushtet në procesin e certifikimit të farsës zgjedhore ka edhe përfshirjen aktive të Institucionit të Presidentit të Republikës, përmes angazhimit të Kabinetit tuaj, atëherë vija ndarëse mes shtetit dhe partisë shkelet në mënyrën më flagrante.

President i Republikës,

Në përputhje me rolin Tuaj kushtetues ju duhet të sqaroni nëse keni autorizuar përfshirjen e Kabinetit tuaj në certifikimin e “zgjedhjeve”, nëse qëndrimet e Kabinetit tuaj në sulmin publik ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike në KQZ përfaqësojnë edhe qëndrimet e Presidentit të Republikës, si dhe të ndërprisni menjëherë përfshirjen/angazhimin Tuaj, përmes Kabinetit, në procesin e administrimit të zgjedhjeve, sepse sipas Kushtetutës dhe Ligjit, Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka asnjë përgjegjësi të këtillë. Ju keni përgjegjësinë e menjëhershme të ndërprisni shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet dhe të ruani paanësinë dhe neutralitetin politik të Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI