Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Në Holandë gjendjen karamele “Haribo” të kontaminuara me kanabis

Lapsi.al 29 May 2025
Në Holandë gjendjen karamele “Haribo” të kontaminuara

Ëmbëlsira të shkëlqyera... dhe të mrekullueshme. Megjithatë “Haribo” tërhoqi nga tregu markën e saj të karameleve "Happy Cola Fizz" në Holandë këtë të enjte pasi u gjetën gjurmë kanabisi në disa pako dhe disa persona, përfshirë edhe fëmijë, u sëmurën.

Autoriteti Holandez i Sigurisë së Produkteve Ushqimore dhe të Konsumatorit tha se vetëm 3 qese me ëmbëlsira Haribo "Happy Cola Fizz" ishin prekur nga kontaminimi, por një tërheqje e përgjithshme e gamës ishte nisur si masë paraprake.

“Ka qese në qarkullim që mund të përmbajnë ëmbëlsira që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, të tilla si marramendje kur konsumohen", - tha autoriteti në një deklaratë. Zëdhënësja tha se ëmbëlsirat e kontaminuara ishin ato në formë shishesh Cola.

Autoritetet u njoftuan pasi disa fëmijë dhe të rritur që kishin ngrënë këtë lloj karamelesh u sëmurën. Saida Ahyad tha se policia po hetonte se si kanabisi përfundoi në qeset e ëmbëlsirave. "Pas konsultimit me NVWA-në dhe siç është zakon në situata të tilla, Haribo ka lëshuar një paralajmërim sigurie", - shtoi Saida Ahyad, duke u bërë thirrje njerëzve të mos i konsumojnë këto ëmbëlsira.

Nga ana e tij, Patrick Tax, nënkryetar i marketingut për kompaninë gjermane, siguroi se tërheqja e produktit kishte të bënte me "një numër të kufizuar rastesh" dhe një lloj të vetëm produkti në lindje të vendit.

"Siguria e konsumatorëve tanë është përparësia jonë kryesore dhe Haribo e merr shumë seriozisht këtë incident ", tha ai në një deklaratë për AFP-në. “Kjo është një çështje hetimi në vazhdim dhe ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet holandeze për të mbështetur hetimin e tyre dhe për të përcaktuar faktet që çuan në ndotje ”, shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i katërfishtë në Fier

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përpl...

20:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI