Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Murrizi paralajmëroi arrestime në PD, Berisha: Të flasë me fakte

Lapsi.al 29 May 2025
Murrizi paralajmëroi arrestime në PD, Berisha: Të flasë me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar së fundmi deklaratat e Myslym Murrizit, i cili u shpreh se priten arrestime brenda listës së PD-së në Tiranë. Berisha në një intervistë në emisioni "Debat" në A2 CNN u shpreh se nuk ka asnjë të inkriminuar nga kandidatët e PD-së.

Sipas tij Murrizi duhet të flasë me fakte dhe jo me dëshira apo hamendje. Ai theksoi që “çdo person që flet, duhet të flasë me fakte”.

Berisha ngriti akuza edhe ndaj Olsi Ramës vëllait të kryeministrit, Edi Rama se ka përdorur makinën e drejtuesve të klanit të Xibrakës.

“Olsi me ta dhe ky mendon se mund ta fshehë”, theksoi kreu i PD-së.

Berisha tha se opozita nuk do t’i njohë këto zgjedhje. I pyetur nëse opozita do të braktisë 50 mandatet, kreu demokrat tha se vendimet do të merren në kohën e duhur.

“Zgjedhjet ne nuk i njohim dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Deri tani nuk kemi vendosur asgjë, do të ketë diskutime. Por, nëse krijohet qeveri teknike, do të krijohet me objektiva të caktuara”, - tha Berisha.

Ai theksoi se duhet krijuar qeveri teknike dhe tha se këtë do ta bëjnë të mundur shqiptarët me revoltën dhe protestën e tyre. Më tej shtoi se një mirëkuptim i gjerë për qeverinë nga ndërkombëtarët, do të ishte i dobishëm për PD.

“Natyrisht që një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar për ne do të ishte i dobishëm. Mirëkuptimin për qeveri teknike e kemi nga të gjitha partitë e spektrit tonë dhe do të punojmë me të gjitha partitë e tjera, edhe me liberalët dhe socialdemokratët”, - shtoi Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI