Flash

Mijëra palestinezë të uritur sulmojnë depon me ushqime në Gaza

Lapsi.al 29 May 2025
Mijëra palestinezë të uritur sulmojnë depon me ushqime

Një depo e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, në qendër të Rripit të Gazës, u plaçkit të mërkurën nga mijëra palestinezë të uritur.

Sipas gazetarëve të Agjencisë Franceze të Lajmeve turma mori gjithçka që gjeti, përfshirë çanta me ushqim dhe paleta druri. Gjatë incidentit u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri.

Në një deklaratë zyrtare, WFP tha se "turma njerëzish të uritur sulmuan depon, duke kërkuar ushqim", ndërsa theksoi se situata humanitare në Gazë po përkeqësohet me shpejtësi.

Organizata bëri thirrje për “qasje të sigurt dhe të papenguar humanitare”, duke paralajmëruar se kufizimet e vazhdueshme po rrezikojnë jetën e civilëve.

WFP shtoi se po punon për të verifikuar raportimet që flasin për të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur gjatë incidentit në depo.

Situata humanitare në Rripin e Gazës është bërë alarmante pas më shumë se 600 ditësh konflikti dhe operacione ushtarake. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar prej muajsh për rrezikun e urisë masive dhe kanë kërkuar rritje të aksesit për ndihmat humanitare.

Të këshilluara

Shpërthim brenda burgut të Fushë Krujës

Pak para minutash, pranë burgut të Fushë-Krujës është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar se për çfarë bëhet fja...

23:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI