Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

Lapsi.al 29 May 2025
A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale dhe politike, si në Tiranë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, për të denoncuar problematikat e këtij procesi.

"Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë,” tha Tabaku, duke theksuar se brenda dy javësh në Parlamentin Evropian do të zhvillohet një debat i posaçëm mbi zgjedhjet në Shqipëri.

“Tani është koha që opozita të bëjë betejën për zgjedhjet. PD do përdor edhe platformën e Parlamentit por edhe çdo platformë tjetër për debat publik por sot ne nuk mund të sillemi sikur ska ndodhur asgjë”, shton deputetja e PD-së.

E pyetur nëse do të ishte e gatshme të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Tabaku e shmangu një përgjigje direkte duke theksuar se është aktualisht deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe se çështjet e kandidaturave janë vendime të brendshme të PD-së.

“Unë kandidova për deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe jam deputete në Parlamentin e Shqipërisë pastaj gjërat e tjera të mëdhaja janë diskutime që si takojnë as medias, se çfarë bën Partia Demokratike" - tha Tabaku.

Nga ana tjetër, Tabaku theksoi gjithashtu se procesi i integrimit europian mbetet një forcë e rëndësishme ndryshimi.

“Këto ishin zgjedhjet e para ku Shqipëria kishte hapur negociatat dhe kisha shpresuar që Qeveria të kishte një sjellje tjetër. Kjo për hir të vullnetit politik që duhet të ketë për procesin e imtegrimit që kësaj radhe sjellja të ishte ndryshe, kësaj radhe ishte më keq se çdo herë tjetër.

Nëse ka një forcë që mund ta ndryshojë edhe procesin zgjedhor edhe luftën ndaj krimit të organizuar por dhe çështje të tjera, është forca që ka procesi i imtegrimit. Është e nevojshme që hapësirën parlamentare ta përdorim për këtë. Këtë e arrijmë duke ushtruar kontrolle për zgjedhjet por dhe për të gjithë problematika të tjera”, - tha Jorida Tabaku. /Euronews Albania

Të këshilluara

Aksident i katërfishtë në Fier

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përpl...

20:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI