Flash

Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës, reagon policia

Lapsi.al 28 May 2025
Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës, reagon policia

Pak para minutash, pranë burgut të Fushë-Krujës është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Oficerë nga Policia e Tiranës kanë mbërritur në burgun e Fushe-Krujës për të verifikuar gjithçka.

Në një reagim të policisë së shtetit thuhet se “rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit” -thuhet në njoftim.

Sipas asaj që raportojnë mediat dyshohet se shpërthimi ka ardhur për shkak të një gjeneratori. Besohet se ai ka marrë flakë për shkak të mbingarkesës dhe më pas depozita e karburantit ka shpërthyer.

Po hetohet edhe pista që gjeneratorit që ndodhet jashtë murit rrethues mund t’i jetë vendosur tritol, por këto janë vetëm dyshime paraprake. Zhurma është dëgjuar në zonë, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Ka një numër të madh efektivësh në vendngjarje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim brenda burgut të Fushë Krujës

Pak para minutash, pranë burgut të Fushë-Krujës është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar se për çfarë bëhet fja...

23:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI