Flash

Presidenti i Kolumbisë: Grupi i Dritan Gjikës ka tentuar të më vrasë

Lapsi.al 28 May 2025
Presidenti i Kolumbisë: Grupi i Dritan Gjikës ka tentuar të
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë një deklaratë të fortë përmes një postimi në rrjetin social X, duke pretenduar se grup i shqiptarit Dritan Gjika ka tentuar të organizojë një atentat ndaj tij. “Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të mbulojnë autorët e vrasjes brenda prokurorisë. Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat pa sukses”, - shkruan Gustavo Petro. Ministria e Brendshme e Ekuadorit njoftoi të hënën arrestimin e Dritan Gjikës, një 47-vjeçar shqiptar dhe i shumëkërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar. Arrestimi u realizua më 26 maj 2025 në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë një operacioni të përbashkët të Njësisë Kombëtare të Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me autoritetet e Abu Dhabit dhe me mbështetjen e platformës ndërkombëtare PAcCTO 2.0. Ky hap përbën një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI