Flash

Në kërkim për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 28 May 2025
Në kërkim për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet

Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Belgjikë.  Prokuroria e Barit i ka caktuar shtetasit Gertin Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.

Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.

Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI