Flash

Kasacioni dënon bosët e mafies shqiptare, Elvis Demçe do të vuajë 15 vite në qeli

Lapsi.al 28 May 2025
Kasacioni dënon bosët e mafies shqiptare, Elvis Demçe do

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund luftës së përgjakshme mes tyre që kishte nisur në periferi të Romës. Hetimet e prokurorit Francesco Cascini çuan në shkatërrimin e këtij rrjeti kriminal, me një total prej mbi 100 vitesh burg për 11 të pandehurit.

Dënimet më të rënda iu dhanë vetë drejtuesve të dy grupeve, Elvis Demçe që u dënua me 15 vite burg, ndërsa Ermal Arapaj me 10 vite e 2 muaj. Të dy ishin rivalë në një luftë për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në “Castelli Romani”, një luftë që përfshinte edhe atentate, djegie pronash dhe tentativë vrasjeje.

Demçe, është i njohur edhe për deklaratën e tij: “Unë jam Zoti”, pasi doli nga burgu në vitin 2020, nisi një ofensivë të egër për të rimarrë kontrollin e territoreve që rivalët i kishin rrëmbyer gjatë mungesës së tij. I armatosur dhe i rrethuar nga njerëz të besuar përfshirë një ish-futbollist të Lazios dhe një djalë aristokrati që u kthye në vrasës me pagesë ai kishte lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, përfshirë “Ndrangheta”-n, trafikantë kolumbianë dhe zyrtarë të korruptuar në porte.

Në një moment, Demçe planifikoi eliminimin e rivalit të tij Arapaj me një atentat në Lanuvio, i cili dështoi më 9 korrik 2020, duke çuar në një shkëmbim zjarri. Më 5 shtator, njerëzit e Demçes i vunë flakën vilës dhe makinës së Arapaj në Velletri. Pas këtij episodi,

Arapaj u arratis në Spanjë dhe prej andej planifikoi hakmarrjen. Lufta mes tyre u ndërpre nga ndërhyrja e Prokurorisë, e cila, sipas akteve, ishte edhe në shënjestrën e planeve të Demçes. Tashmë, me vendimin e Kasacionit, saga kriminale e dy bandave shqiptare në Itali merr fund.

Ndërkohë, ndaj Demçes vijojnë procese të tjera, dhe ai ka tentuar të shmangë burgun duke paraqitur certifikata mjekësore me pretendimin se është i varur nga droga një strategji që drejtësia italiane pritet ta shqyrtojë në vijim. /Shqiptarja.com

Të këshilluara

BE heq sanksionet kundër Sirisë

Bashkimi Evropian hoqi sot sanksionet ekonomike kundër Sirisë , në një përpjekje për të mbështetur tranzicionin dhe rimëkëmbjen e vendit pas përmbysjes së regji...

20:09

Ndryshon drejtoresha e QSUT

Pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga detyra mesditën e sotme. Në vend të saj, sipa...

20:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI