Flash

GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Lapsi.al 28 May 2025
GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo prentendonte në kërkesë, deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit. Por pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erion Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet dhe lënien e saj në burg, raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024 po mbahet në burgun e grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI