Flash

Alibia për sterilizimin/ Ilir Beqaj mbrohet me fjalët e Ulsi Manjës

Lapsi.al 28 May 2025
Alibia për sterilizimin/ Ilir Beqaj mbrohet me fjalët e Ulsi

Pak ditë më parë, Ulsi Manja, ministër i drejtësisë i dorëzoi Altin Dumanit një sugjerim me tetë pika nga qeveria, ku i kërkonte mes të tjerash, të ishte më i kujdesshëm me respektimin e të drejtave proceduriale për të pandehurit. Pikërisht me fjalët e Ulsi Manjës është mbrojtur edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një prej seancave gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij për vjedhjen e parave me sterilizimin e mjeteve kirurgjikale.

Beqaj pretendon se gjykata e ka pushuar procedimin penal të ngritur ndaj tij, duke i dhënë pafajësinë në një vendim të shkuar, që mbahet i fshehtë nga SPAK.

“Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie”, tha Ilir Beqaj që më vonë e kishte siguruar këtë vendim përmes parlamentit.

Mandati i katërt/ Qeveria i vendos zinxhirin Altin Dumanit

Ish-ministri iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që “i kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve”.

Duket se mazhoranca po bën një lojë të dyfishtë në përplasjen e politikanëve të korruptuar përballë SPAK. Një ditë i jep mbështetje SPAK për hetimin e korrupsionit, ditën tjetër ndihmon të akuzuarit me dosje, prova apo deklarata publike për të drejtat e tyre. E rëndësishme është që spektakli me shpatën e drejtësisë së re të vazhdojë t'i mbajë qytetarët të gozhduar pas ekranit, ndërsa për miliona eurot që janë zhdukur në këtë aferë nuk ka asnjë gjurme.

Ilir Beqaj: Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa here, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie.

I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI