Flash

Pse vonoi 3 muaj operacioni "Ura"? Kreu i antimafias italiane: SPAK mori kohë për...

Lapsi.al 27 May 2025
Pse vonoi 3 muaj operacioni "Ura"? Kreu i antimafias italiane: SPAK

Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur ekskluzivisht për Syri Tv për operacionin 'Ura' të zhvilluar mes italisë dhe Shqipërisë. I pyetur mbi vonesën e ekzekutimit te vendimit të arresteve me 3 muaj, Michele Carbone u shpreh se kjo erdhi për shkak të përkthimit të materialeve nga SPAK. Dhe pasi praktika u përkthye, u be koordinimi me palen italiane per ekzekutimin e vendimeve

“Operacioni u vendos të kryhet në bashkëpunim. Pas nënshkrimit të urdhër ndalimeve qe e nevojshme koha për të përkthyer materialet. Pati më pas dhe një marrëveshje mes autoriteteve gjyqësore të Tiranës me autoritetet e Tiranës për të ekzekutuar operacionin ku dhe unë vetë mora pjesë duke mbërritur në Tiranë. Një operacion i cili u mbyll pozitivisht" - tha Michele Carbone për gazetaren Alba Kepi.

Kreu i antimafias u shpreh se kriminaliteti shqiptar në Itali është gjithnjë e më shumë dinamik e po fiton lidershipin në trafikun e kokainës. Teksa për operacionin Ura theksoi se nuk ka përfunduar ende, e hetimet po vijojnë.

Operacioni ku u godit banda e Troplinit dhe e Pojeve, një nga grupet më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar me bazë në Durrës u ndërmor 10 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa opozita akuzon se kanë ndërhyrë në zgjedhje për t'i dhënë fitoren Ramës. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI