Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Berisha: Kur humba dhe zgjedhet nuk ishin farsë, unë e dhash dorëheqjen

Lapsi.al 27 May 2025
Berisha: Kur humba dhe zgjedhet nuk ishin farsë, unë e dhash

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish çështjen e drejtimit të PD-së dhe nevojën për një lidership të ri, duke theksuar se ai vetë e ka bërë një hap të tillë në të kaluarën, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse partia duhet t’i hapë rrugë një gjenerate të re përballë regjimit aktual, siç ai e cilëson, Berisha kujtoi: “Unë kam menduar dhe e kam bërë realitet atë. Unë e kam bërë realitet.”

Ai shtoi se pas dorëheqjes së tij, në krye të PD-së erdhi një drejtues i ri – Lulzim Basha, i cili, sipas Berishës, u zgjodh nga anëtarësia dhe jo nga ai vetë.

“Kjo pyetje nuk më shtrohet mua dot, se unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë, unë dhashë dorëheqjen. Dhe një i ri erdhi pas meje. Nuk e zgjodha unë atë, atë e zgjodhi anëtarësia e PD,” – u shpreh ish-kryeministri.

Ai theksoi se pas zgjedhjes, e mbështeti Bashën, duke nënvizuar se përgjegjësia për atë që e pasoi nuk i takon atij. “Është tjetër problem se çfarë përfaqësimi bëri ai për gjeneratën e vet. Nuk ishte përgjegjësia ime ajo,” deklaroi Berisha.

Sali Berisha: Unë kam menduar dhe e kam bërë realitet atë. Unë e kam bërë realitet. Kjo pyetje nuk më shtrohet mua dot, se unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë, unë dhashë dorëheqjen. Dhe një i ri erdhi pas meje. Nuk e zgjodha unë atë, atë e zgjodhi anëtarësia e PD. Pasi u zgjodh, unë e mbështeta sepse unë isha thjesht një anëtar partie luajal i forcës time politike.

Por nuk mund të mos thuash se nuk ishte i ri. Ishte i ri. Është tjetër problem se çfarë përfaqësimi bëri ai për gjeneratën e vet. Nuk ishte përgjegjësia ime ajo. Të tjerë ka me mijëra sepse unë kurrë nuk besoj në të pazëvendësueshëm. Por pyetja që më bëtë, unë jam njeriu që e kam provuar dhe e kam faktuar.

Dhe kam vepruar shumë drejt. Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi. Mendova se një gjeneratë e re do ishte një shans i madh për forcën politike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI