Flash

Andia Ulliri i drejtohet KQZ: Mandati i Arjan Ndojës për PD në Durrës më takon mua

Lapsi.al 27 May 2025
Andia Ulliri i drejtohet KQZ: Mandati i Arjan Ndojës për PD në

Deputetja e PD-së Andia Ulliri që kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit, i ka dërguar një kërkesë KQZ-së ku pretendon se mandati që mori Arjan Ndoja i takon asaj, për shkak të kuotës gjinore. Në qarkun e Durrësit, PD fitoi 6 mandate nga të cilët 5 i përkasin listës së mbyllur. Mandati i vetëm në listë të hapur iu dha Arjan Ndojës me 9167 vota.

Por Ulliri shkruan se ky veprim nuk është i ligjshëm dhe bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës, Kodin Zgjedhor dhe qëndrimin e Parlamentit i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, në bazë të ligjit 1 në 3 deputetë duhet të jetë grua dhe për të plotësuar këtë kuotë mandati i vetëm në listën e hapur i takon asaj si më e votuara nga gratë.

ulliri

“Nga këqyrja që i kam bërë faqes zyrtare të KQZ-së, rezulton se nga ana juaj është shpallur si i zgjedhur (mandatuar) kandidati Arian Ndoja, i cili ishte i renditur i pari për nga votat parapëlqyese.

Unë besoj se ky veprim nga ana juaj nuk përbën një vendim të ligjshëm, por vetëm një projeksion, i cili bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në mënyrë të pashpjegueshme nga ana juaj është anashkaluar hapur përcaktimi ligjor i referuar në Kushtetutë dhe i sanksionuar në Kodin Zgjedhor, ku përcaktohet qartë që 1 në çdo 3 deputetë duhet të jetë i gjinisë më pak të përfaqësuar”, - shkruan Ulliri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI