Flash

PD kërkon mandatin e Mundësisë/ Shehaj: Bërtasin për farsë, por duan ta vjedhin vetë

Lapsi.al 26 May 2025
PD kërkon mandatin e Mundësisë/ Shehaj: Bërtasin për

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratave nga Partia Demokratike se do të kërkojnë rinumërim të votave të pavlefshme në Tiranë me qëllim marrjen e mandatit të 14 dhe duke i hequr Mundësisë mandatin e dytë.

Sipas Agron Shehajt, dy mandatet e fituara në mënyrë të ndershme dhe të padiskutueshme në Tiranë janë objekt i një tentative për vjedhje në tavolinë. Sipas Shehajt, ajo që po ndodh është një përpjekje e dëshpëruar e partive të vjetra që refuzojnë ndryshimin.

Shehaj thekson se Partia Mundësia do të mbrojë çdo votë të qytetarëve, ashtu siç e ka bërë edhe më parë përballë presioneve politike apo policore.

Reagimi:  Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush. Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë. Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë! E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI