Flash

Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, por mjekët specialistë mungojnë

Lapsi.al 25 May 2025
Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, por mjekët

Teksa Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, në vendin tonë mungon mjeku specialist për moshën e tretë, ai geriatër.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, të moshuarit në vend kanë të paktën dy diagnoza, dhe mjeku geriatër është thelbësor për shërbimin parësor.

“Jemi pak të përgatitur për këtë. Në politikat kombëtare këto janë të shkruara, por duket se ka pasur vështirësi, si nga pikëpamja e Fakultetit të Mjekësisë për t’u organizuar, ashtu edhe nga tregu, pasi ka pak interes nga mjekët për t’u specializuar si geriatër”, tha Alban Ylli, specialist i ISHP-së.

Sipas specialistëve, të moshuarit sot përballen me shumë sfida, që nga sëmundshmëria e lartë e deri te izolimi social.

“Te të moshuarit, sëmundjet shfaqen në mënyra të ndryshme, mund të kesh pneumoni pa temperaturë. Mbivendosja e patologjive, humbja e aftësive funksionale, izolimi social është një nga faktorët më të mëdhenj të riskut. Geriatri merret me trajtimin e sëmundjes biologjike, por dhe jetesën sociale”, tha Ylli.

Deri tani, në disa raste, ka qenë mjeku i familjes ai që ka kryer edhe rolin e mjekut geriatër.

Aktualisht, në Shqipëri, mbi 20% e popullsisë mbi 65 vjeç, krahas sëmundjeve bashkëshoqëruese, kanë humbur edhe një aftësi, në të ecur apo shikim, ndërsa te ata mbi 80 vjeç, kjo përqindje shkon deri në 50%. /tvklan

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI