Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

Lapsi.al 23 May 2025
Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

Kryeministri Edi Rama është në pritje të një urimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rezultatin e 11 majit, por në vend të kësaj, nga ambasada amerikane në Tiranë ka mbërritur një tjetër mesazh, i sigluar nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi. Përmes emisarit të saj Stephen Fields, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA i kujton qeverisë se duhet të luftojë "kartelet", "krimin e organizuar ndërkombëtar" dhe "emigracionit të paligjshëm".

Fields, shkruhet në njoftimin e ambasadës "përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm".  Me pak fjalë, jo licensa të hoteleve luksoze për trafikantët e Durrësit.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane në rrjetet sociale thuhet se Fields takoi të gjithë krerët e drejtësisë dhe policisë shqiptare, dorëzoi pajisje për burgjet, dha certifikata për Akademinë e Sigurisë. Në mesazh nuk përmendet asnjëherë fjala “zgjedhje” dhe as “fitore”, për të cilën, deri tani është ruajtur një heshtje e pastër diplomatike.

Në 2021 Rama u përgëzua nga SHBA para se të shpallej rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 25 Prillit, por kësaj radhe i mbetet të ngushëllohet me miqësinë që ka me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, ndërsa shpresat për një përmirësim të imazhit të tij, janë në lobimin që kanë marrë përsipër disa biznesmenë shqiptarë në SHBA. Gjatë fushatës, disa prej bashkëpuntorëve të fushatës së Trump, si LaCivita dhe Manafort u kontraktuan nga Partia Demokratike dhe mbështetën në zgjedhje Sali Berishën, i cili financoi edhe një kontratë lobimi me kompaninë ku bën pjesë vajza e Susie Willies, shefja e kabinetit të Donald Trump.

Është kjo panorama, kur Ramës ende po i mungon urimi nga SHBA, ndërkohë që i vjen një listë detyrash, e ngjashme me ato që flisnin kundërshtarët politike gjatë fushatës dhe që thotë me fjalë të tjera “Fillo me kartelet. Pastro shtëpinë!”

Të këshilluara

Parlamenti rikthehet të enjten

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme. Kështu, të enjten më 29 maj, kryetarja e Kuvendit, E...

19:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI