Flash

Këlliçi: Askush në PD s'duhet t’i shmanget përgjegjësisë, por fillimisht...

Lapsi.al 22 May 2025
Këlliçi: Askush në PD s'duhet t’i shmanget

Belind Këlliçi, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, u shpreh se në PD do të ketë një analizë të detajuar për rezultatin e 11 majit. Megjithatë, ai theksoi se më parë do të bëhet denoncimi i farsës elektorale, siç e quajti ai.

“Askush në këtë moment nga PD-ja nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë personale apo të ekipit. Patjetër, timonier është kryetari i partisë, por të gjithë kemi rolet tona. Pasi të ketë përfunduar i gjithë denoncimi i kësaj farse elektorale dhe pasi ne të mos kemi humbur trenin e denoncimit, këtë periudhë kohore deri në daljen e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it, ne do ta shfrytëzojmë 100% për t’i bërë opinionit publik të ditur se çfarë ka ndodhur në 11 maj.

Që ne do të kemi një analizë të brendshme dhe do të marrim përgjegjësitë tona, kjo është padiskutueshme duke filluar nga unë i pari. Kjo është një çështje që i takon forumeve të brendshme të PD-së, zyrtarëve të PD, ekipit të kandidatëve, jo të gjithë kanë pasur të njëjtin performancë, jo të gjithë kanë pasur të njëjtin impenjim.

Është e paimagjinueshme, por është edhe për shkak të këtij kodi elektoral që është i imponuar nga Edi Rama, që kandidat, siç është rasti i doktor Alimehmetit, me 18 mijë vota të jetë jashtë parlamentit dhe në parlament të jenë banditë si Tërmet Peçi apo si Agron Malaj i Burrelit. Të gjitha këto janë pjesë e një analize të brendshme në PD, por ne nuk mund të shmangemi nga denoncimi i farsës elektorale”, tha Këlliçi. /A2 Televizion

Të këshilluara

Bamir Topi: Situata në PD është dramatike!

Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike dhe ish-kreu i shtetit Bamir Topi, gjatë një interviste për Report TV, trajtoi edhe problematikën politike të mospërfaqësimi...

19:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI