Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Lapsi.al 22 May 2025
Investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq problematikë kronike në drejtim të planifikimit dhe ekzekutimit të fondeve publike për investime.

Të dhënat zyrtare të katërmujorit të parë të vitit 2025 tregojnë se investimet kapitale arritën rreth 14 miliardë lekë, vlera më e ulët që nga viti 2010. Fondet e realizuara në krahasim me planin ishin 33% më të ulëta dhe në raport me faktin e vitit të kaluar ishin 11% më të ulëta.

Fondet e investimeve po “teprojnë” për arsye se një pjesë e investime të mëdha në infrastrukturën rrugore po jepen me koncesione PPP, ndërsa ndërtimi i Portit të Ri në Porto – Romano nuk po ecën sipas parashikimeve për arsye të mospasjes ende të një fituesi nga gara.

Që nga 2017-a, mbi 60 % e investimeve kapitale mbulohen nga të ardhurat e brendshme, teksa stoku i kredive të huaja të nënshkruara dhe të patërhequra kaloi të 2 miliardë eurot në tremujorin e parë të 2025.

Projektet me financim të huaj janë gjithnjë e më të pakta. Nga 34 miliardë lekë që ishin financimet e huaja në vitin 2012, gjatë 2023-2025 janë vetëm 4-5 miliardë lekë. Të vetmet projekte të reja që po financohen nga fondet e huaja janë hekurudha Durrës-Rrogozhinë (BERZH-BE) dhe ajo Tiranë -Durrës-Rinas.

Ulja e madhe e investimeve kapitale me fonde buxhetore lidhet me tenderat e anuluar dhe kontestimet gjyqësore në dy vitet e fundit. Në të njëjtat praktika, por edhe më të vështira kalojnë edhe fondet e BE-së.

Të dhënat tregojnë se politika publike e investimeve vazhdon të jetë ciklike, e varur nga ngjarjet ekstreme të tilla si tërmeti dhe pandemia më shumë se sa nga një plan vizionar afatgjatë zhvillimi.

Vitet e fundit, investimet buxhetore po vuajnë një ekzekutim kronik të dobët. Deri në tetor 2024 ishin realizuar vetëm 30% e shpenzimeve kapitale të planifikuara për vitin, një nënperformancë që po përsëritet çdo vit. Më shumë se gjysma e fondeve u paguan në nëntor-dhjetor vitet e kaluara.

Ministritë planifikojnë më shumë projekte se sa mund të nisin, teksa buxheti rishikohet disa herë me akte normative, duke e komplikuar edhe më shumë realizimin final të fondeve. Shumica e projekteve të rëndësishme nuk janë të mbështetura me studime fisibiliteti.

Kapacitetet administrative mbeten të kufizuara. 48 vende të lira pune janë në agjencitë e prokurimit. Mosrealizimi i investimeve publike krijon efekte negative në rritjen ekonomike të vendit me pasoja të shumëfishta.

Ndryshe nga vendet e tjera në zhvillim, mosrealizimi i investimeve publike në vendin tonë nuk vjen nga mungesa e fondeve, por nga mungesa e projekteve dhe procedurave efikase./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe...

08:23

Parashikimi i motit këtë të enjte

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme gjatë ditës së enjte. Orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga vranësira m...

07:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI