Flash

Gruaja ndërroi jetë pas ngushtimit të stomakut, reagon mjeku i klinikës private

Lapsi.al 22 May 2025
Gruaja ndërroi jetë pas ngushtimit të stomakut, reagon mjeku i

Valbona Xha Zejno, 54 vjeçe, ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për ngushtimin e stomakut në një klinikë private pranë spitalit rajonal. Ndaj mjekut kirurg Ilir Shani është nisur procedim penal për “neglizhencë në trajtimin mjekësor”, ndërkohë që ai është në hetim në gjendje të lirë.

Sipas familjarëve të viktimës, të cilët kanë bërë denoncimin, ndërhyrja është shoqëruar me pak informacion dhe mungesë transparence për gjendjen e pacientes. Ndërkohë, prokuroria e Durrësit po vijon hetimet për të sqaruar nëse problemet kardiake të 54-vjeçares janë marrë në konsideratë përpara operacionit.

Kodi Penal parashikon dënim deri në 2 vjet burg për raste të tilla, kur neglizhenca mjekësore çon në vdekje.

Mjeku Ilir Shani, i cili ka kryer ndërhyrjen, ka reaguar pas ngjarjes, duke sqaruar se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se gjendja e pacientes ishte e mirë deri në mëngjesin e ditës tjetër, kur ajo pësoi një arrest kardiak fatal.

“Pacientja iu nënshtrua ndërhyrjes më 20 maj. Operacioni përfundoi normalisht, ajo u transferua në pavijon në gjendje të mirë dhe u monitorua rregullisht. Ajo ishte aktive, lëvizte dhe komunikonte pa shqetësime. Fatkeqësisht, në agim të datës 21, ajo pësoi një arrest kardiak të menjëhershëm, pasojë e një infarkti akut masiv. Përpjekjet për ta shpëtuar nuk patën rezultat” shkruan ai.

Në reagimin e tij publik, Shani thekson se ndan dhimbjen me familjen dhe garanton bashkëpunim të plotë me autoritetet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI