Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Ambasadorët Rohde dhe Guerot: Kosovën e duam në Këshillin e Evropës

Lapsi.al 22 May 2025
Ambasadorët Rohde dhe Guerot: Kosovën e duam në Këshillin e

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, kanë komentuar dështimin e përfshirjes së Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Rohde deklaroi se qëndrimi i qartë i Berlinit dhe Parisit është komunikuar që në fillim të vitit të kaluar. Ai shtoi se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“E kemi bërë të qartë pozitën tonë; e duam Kosovën në Këshillin e Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur. Por kjo varet nga hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë, ashtu siç janë përshkruar në letrën e vitit të kaluar nga presidenti Macron, kancelari Scholz dhe kryeministrja Meloni. Pra, topi është në fushën e Kosovës. Dërgojeni draftin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rohde në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai theksoi se pa këtë hap nuk mund të ketë përparim drejt anëtarësimit. Sipas tij mosndërmarrja e hapave nuk është zgjidhje.

“Pa përmbushjen e këtij kushti, nuk mund të lëvizet përpara. Dërgojeni atë në institucionin tuaj për të verifikuar nëse është në përputhje me Kushtetutën. Asgjë nuk ka ndodhur deri tani, dhe nëse vazhdon kështu, nuk mund të prisni rezultate të tjera. Mosndërmarrja e hapave nuk është zgjidhje”, theksoi ambasadori gjerman.

Ndërkohë, ambasadori francez, Olivier Guerot, tha se qëndrimi i Francës është i njëjtë me atë të Gjermanisë dhe se Asociacioni nuk përbën kërcënim për sovranitetin e Kosovës.

“Asociacioni është një temë e vjetër që diskutohet prej vitesh. Shohim përsëritje të frikës se ai mund të shndërrohet në një ‘Republikë Serbe’ të re, dhe e kuptoj këtë shqetësim, njerëzit në Kosovë kanë vuajtur dhe kanë luftuar për një shtet sovran e funksional”, u shpreh Guerot.

Ai sqaroi se draft-statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk i jep Asociacionit kompetenca të ngjashme me ato të entitetit serb në Bosnje.

“Republika Serbe ka policinë dhe legjislacionin e vet, Asociacioni nuk do t’i ketë këto. Republika Serbe është pjesë e Kushtetutës së Bosnjës, Asociacioni do të jetë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Janë dy koncepte tërësisht të ndryshme”, përfundoi Guerot.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe...

08:23

Parashikimi i motit këtë të enjte

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme gjatë ditës së enjte. Orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga vranësira m...

07:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI