Flash

Prokurori Carbone: Grupi kriminal kontakte nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut

Lapsi.al 21 May 2025
Prokurori Carbone: Grupi kriminal kontakte nga Ballkani deri në

Prokurori i Përgjithshëm italian, Michele Carbone gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me bashkëpunimin mesa autoriteve italiane me ato shqiptarë për finalizimin e operacionit "Ura" ku u lëshuan 52 udhërarreste. Carbone tha se grupi kriminal kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.

Ai theksoi se ky rast ka të bëjë me krimin ndërkombëtarë për lëndër narkotive. Prokurori shtoi se lidhjet e grupit kriminal ishin nga Evropa e Veriut deri në Amerikën e Jugut dhe në Ballkan. Sipas tij ky operacion u realizua me sukses nga ouna dhe bashkëpunimi i autoriteteve.

"Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.

Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan," tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI