Flash

Operacioni pas zgjedhjeve/ Dumani: Gjithçka është dakordësuar me autoritetet italiane

Lapsi.al 21 May 2025
Operacioni pas zgjedhjeve/ Dumani: Gjithçka është

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani u pyet sot nga mediat se përse u la data e operacionit antidrogë pas 11 majit. Në përgjigjen e tij, Dumani tha se ky operacion nuk ka të bëjë fare me procesin zgjedhor. Ai tha më tej se data e operacionit është dakordësuar me autoritetet italiane dhe Eurojust.

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit. Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit. Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI