Flash

SPAK kryen kontrolle në bashkinë e Klosit/ Dyshime për manipulim në zgjedhje

Lapsi.al 20 May 2025
SPAK kryen kontrolle në bashkinë e Klosit/ Dyshime për manipulim

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar zhvillimin e kontrolleve në Bashkinë e Klosit. Mediat raportojnë se shkak i këtyre kontrolleve mund të jenë dyshimet për krime zgjedhore. Po ashtu bëhet me dije se me urdhër të SPAK janë sekuestruar telefona celularë si dhe janë shoqëruar disa zyrtarë.

Shumë persona të tjerë janë në hetim, por ende nuk janë zbardhur emrat, kjo edhe për arsye të hetimeve në Qarkun Dibër. Mësohet se mes personave që janë nën hetim, ka edhe punonjës policie.

Sipas burimeve pranë SPAK, është ushtruar kontroll në disa zyra zyrtarësh, automjetet e tyre, si dhe u janë marrë celularët. Nga hetimet paraprake ka dyshime se zyrtarët janë të përfshirë në aktivitetin kriminal të shitblerjes së votës në favor të Partisë Socialiste. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI