Flash

44 të vdekur nga bombardimet e reja izraelite në Gaza

Lapsi.al 20 May 2025
44 të vdekur nga bombardimet e reja izraelite në Gaza

Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot vdekjen e 44 personave në bombardimet e reja izraelite kundër enklavës palestineze. Ekipet e mbrojtjes civile transportuan në spitale të paktën 44 të vdekur, shumica gra dhe fëmijë, si dhe dhjetëra të plagosur pas masakrave të reja të kryera në shumë zona të Rripit të Gazës.

Qeveria izraelite njoftoi dje, të hënën, qëllimin e saj për të marrë kontroll të të gjithë Rripit të Gazës, ku dhjetëra palestinezë u vranë në bombardime të reja, ndërsa disa kamionë që transportonin ndihma humanitare hynë për herë të parë në më shumë se dy muaj.

"Luftimi është intensiv dhe ne po përparojmë.Ne do të marrim kontrollin e të gjithë Rripit të Gazës," deklaroi më parë Benjamin Netanyahu, pasi ushtria e tij njoftoi operacione tokësore në shkallë të gjerë në enklavën e vogël bregdetare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI