Flash

Zgjedhjet në Rumani, pro-europiani Nicusor Dan bëhet president i vendit

Lapsi.al 19 May 2025
Zgjedhjet në Rumani, pro-europiani Nicusor Dan bëhet president i

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-europian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54 për qind të votave.

Konkurrenti i tij, George Simion pranoi humbjen. “Dëshiroj të përgëzoj kundërshtarin tim, Nicusor Dan”, tha Simion në një video të postuar në Facebook. "Ai fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun." Simion mori rreth 46 për qind të votave në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit, Dan, mori pothuajse 54 për qind të votave.

Që pas mbylljes së kutive të votimit në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën (18.05.) në Rumani po shenjohej fitorja e kandidatit pro-evropian, Nicusor Dan. Në mbrëmjen e së dielës pas numërimit të 95% të votave, kandidati rumun i qendrës dhe proevropiani, Nicusor Dan fitoi një epërsi me 53.7% të votave, përballë rivalit, radikalit të djathtë George Simion me 46.32%, sipas Komisionit Zgjedhor në Bukuresht. Dani, i cili deklaronte gjatë fushatës zgjedhore, se do të luftonte korrupsionin dhe do të mbante Rumaninë i vendosur në Evropë ishte në sondazhe kryesisht pas Simion, por sondazhet paszgjedhore nga dy institute votimi e kishin nxjerrë edhe Dan kryesues.

Simion fillimisht e shpalli veten fitues

Kandidati presidencial populist i krahut të djathtë radikal në Rumani, George Simion e shpalli veten fillimisht fitues para përfundimit të numërimit. Simion deklaroi, se sipas shifrave të tij ai kishte 400,000 vota përpara Dan.

"Ne jemi qartë fitues të këtyre zgjedhjeve. Ne e pretendojmë këtë fitore në emër të popullit rumun”, tha Simion para kamerave televizive dhe para përkrahësve të tij. Para zgjedhjeve Simioni kishte ngritur akuza për mashtrim zgjedhor pa dhënë asnjë provë.

Qeveria rumune shprehet për ndërhyrje nga Rusia

Qeveria në Rumani u shpreh, se kishte zbuluar një fushatë disinformimi në zgjedhje me "indikacione të ndërhyrjes ruse". "Gjatë zgjedhjeve në vazhdim në Rumani, ne po shohim edhe një herë shenja tipike të ndërhyrjes ruse", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme rumune në X para mbylljes së qendrave të votimit. "Një fushatë e disinformimit viral në Telegram dhe platforma të tjera të mediave sociale synon të ndikojë në procesin zgjedhor”, shtoi ai./ DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI